Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti automobilistik në qytetin e Durbanit.
Mediat e huaja shkruajnë se 33-vjeçari kishte firmosur një marrëveshje huazimi me ekipin AmalZulu. Por, gjatë rrugës së kthimit, automjeti i tij është përplasur keq duke i shkaktuar lëndime fatale mbrojtësit afrikan.
Anele Ngcongca pati një karrierë të mirë në Europë duke u shpallur kampion me Genkun në vitin 2011-të, ndërsa me po të njëjtën skuadër ai gjatë viteve 2009 dhe 2013 kishte fituar edhe Kupën e Belgjikës.
Ai përveç Genkut, në Belgjikë kishte veshur edhe fanellën e Roeselare, ndërsa vlen të theksohet se me skuadrën afrikane të Mamelodi Sundoëns FC, ka fituar gjithsej 5 tituj, edhe atë 3 herë ishte shpallur kampion i Afrikës së Jugut, ndërsa nga një herë kishte fituar edhe Kupën dhe Superkupën e këtij vendi.
Me fanellën e kombëtares së Afrikës së Jugut, Ngconga kishte zhvilluar 52 ndeshje, duke qenë edhe pjesë e Kampionatit Botëror të vitit 2010-të.