Nikolas Pepe u ndëshkua me kartonë të kuq pas një goditje me kokë ndaj futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.
Dy futbollistët kanë marrë kritika të mëdha në rrjetet sociale, sa që është dashur reagimi i klubit për të sqaruar situatën.
“Ne dënojmë plotësisht abuzimin e poshtër drejtuar Nikolas Pepe dhe Ezgjan Alioski në mediat sociale pas ndeshjes tonë kundër Lids Junajted. Kjo është plotësisht e papranueshme dhe ne do të punojmë me policinë dhe autoritetet për të bërë gjithçka që mundemi për të gjetur dhe ndjekur penalisht fajtorët”, ka shkruar Arsenali në faqen zyrtare.
Kujtojmë se ndeshja përfundoi në barazim derisa ka pasur edhe një konfrontim në fund të ndeshjes mes futbollistëve, e ku në qendër të vëmendjes sërish ishte Ezgjan Alioski, në ndihmë të të cilit doli edhe futbollisti shqiptarë i Arsenalit, Granit Xhaka.