Probleme për Umit Karan në prag të ndeshjes me Shkëndijën, mund të nis ndeshjen pa shtyllën kryesore!

FC Shkupi nesër do të jetë mysafir i Shkëndijës në ndeshjen derbi të javës së 12-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Si asnjëherë më parë këto dy skuadar ndodhen afër njëra tjetrës dhe në një sezon të njëjtë po luftojnë për titullin e kampionit, që e bënë edhe më të veçantë këtë ndeshje, që çdoherë ka zgjuar interesim në mesin e tifozëve në futbollin vendor.

Me Umit Karan në krye FC Shkupi nuk njeh disfatë, duke regjistruar 3 fitore dhe një barazim në kampionat, ndërsa gjithashtu kishte fituar edhe ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës kundër Kit Go.

Megjithatë në prag të ndeshjes më të rëndësishme, strategu turk po has në një problem të madh, pasi për ndeshjen e sotme kundër Shkëndijës mund të mos llogarisë në shërbimet e portierit Kristian Naumovski. Ky i fundit kishte pësuar një dëmtim në stërvitjen e së premtes, ashtu që gjithçka varet nga stafi i mjekëve të skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi, të cilët vetëm në momentet e fundit do të japin përgjigjen e saktë, nëse i njëjti do të mund të qëndrojë në portë, apo jo.

Duke pasur parasysh se edhe Igor Aleksovski ende nuk është i gatshëm për të luajtur në një ndeshje kampionale, si opsion rezervë, Umit Karan do të ketë Artan Iljazin.

Leave a Reply