Gola nga më të çuditshmit këto ditë të fundit na vinin nga kampionate më të dobatë, ndërsa një i tillë sonte na vjen nga Bundesliga, një ndër kampionatet më të fuqishme europiane.
Gjithë vëmendjen e ka marrë portieri i Bajer Leverkusenit, Lukas Hradecky, i cili në një tentativë për të larguar topin nga zona e tij, e goditi topin në në mënyrë shumë të veçantë, duke shkaktuar një ndër autogolat më qesharak.
Në ato momente Hradecky i mundësoi barazimin 1:1 Arminia Bilefilldit, mirëpo vetëm përkohësisht, pasi “farmaceutët” në fund falë golit të shënuar nga Dragoviç arriti deri tek fitorja.
Own goal of the century by Bayer Leverkusen goalkeeper Lukas Hradeckypic.twitter.com/tvmxzzIaCc
— AJ Kutlu (@ajkutlu_) November 21, 2020