Futbollisti shqiptarë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Premierligës angleze.
Drejtuesit e Stouk Siti nuk e kanë ndërmend për të heq dorë nga shërbimet e njërit prej futbollistëve më të mirë shqiptarë, i cili sipas mediave italiane po përcillet me shumë vëmendje nga ana e drejtuesve të Romës.
Ata te Shaqiri shohin një zëvendësim për të larguarin Mohamed Sallah, i cili një ditë më parë iu bashkua Liverpullit.
Mirëpo edhe përkundër këtij interesimi, nga Stouk Siti janë decid, se Shaqiri nuk është në shitje, duke konfirmuar një gjë të tillë edhe vetë drejtori i klubit, Peter Coates: “Nuk ka asgjë sa i përket kësaj. Shaqiri u rikthye nga lëndimi në fund të stinorit dhe bëri mirë me klubin. Nuk e kemi në plan ta shesim atë”.