Pep Guardiola gjatë ditës së djeshme vazhdoi kontratën me Mançester Sitin, duke vazhduar me klubin e njohur anglez edhe për dy vite të tjera. Pas nënshkrimit të marrëveshjes spanjolli tha se ky është vetëm fillimi i shumë gjërave të reja që po i presin.
Guardiola deri tani ka fituar dy tituj në Premierligë me Sitin, apo gjithsej 29 trofe në karrierë, duke u renditur i katërti në listën e trajnerëve më të suksesshëm në histori të futbollit.
I pari në këtë listë është ish trajneri legjendar i Mançester Junajtedit, Sir Aleks Ferguson, me një karrierë fantastike në detyrën e menaxherit, duke fituar plotë 49 trofe. Pas tij renditet Mirçea Luçesku, ndërsa i treti në këtë listë është ukrainasi Valerij Lobanovski.
10 trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit: |
1.Sir Aleks Ferguson– 49 trofe |
2.Mirçea Luçesku– 32 trofe |
3.Valeri Lobanovski– 30 trofe |
4.Pep Guardiola– 29 trofe |
5.Otmar Hitcfeld– 28 trofe |
6.Xhon Stein – 27 trofe |
7.Luiz Felipe Skolari – 26 trofe |
8. Hoze Murinjo – 25 trofe |
9.Xhiovani Trapatoni – 23 trofe |
10.Arsen Venger – 21 trofe |