Caktohen arbitrët e ndeshjeve të javës së 12-të në LPFMV

Janë caktuar arbitrët e ndeshjeve të javës së 12-të në Ligën e Parë Futbollistike, njofton “infOSport.mk”.  Derbi ndeshjen midis dy skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit do ta drejtojë Dimitar Meçkarovski, i cili ditë më parë përfundoi karrierën e tij ndërkombëtare.

Ndihmës të tij në ndeshjen në Tetovë do të jenë Dejan Nedelkovski dhe Daniel Vasilevski, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Konstantin Vlaho, që të gjithë nga Shkupi.

Marjan Markoski nga Ohri do të jetë kryesori i takimit në Veles midis Borecit dhe Vardarit, Aleksandar Stavrev do të drejtojë takimin midis dy skuadrave shkupjane, Rabotniçkit dhe Makedonija GJ.P në arenën “Todor Proeski”, ndërkohë në Strugë kryesori i takimit, Struga Trim Lum – Renova do të jetë shkupjani, Igor Stojçevski.

Barton Josip së bashku me Isa Emrulin, Aleksandar Gjorgjeskin  dhe arbitrin e katërt Furkan Idrizi do të drejtojnë takimin midis Akademia Pandevit dhe Pelisterit, ndërkohë Marjan Stojanovski nga Kërçova do të ndajë drejtësinë në ndeshjen në Kratovë midis Sileksit dhe Bellasicës.

Të gjitha ndeshjet e javës së 12-të startojnë në ora 13:00.

Leave a Reply