Shkëndija – FC Shkupi, ja cilët lojtarë do mungojnë për shkak kartonëve!

Kryendeshja e javës së 12-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë është ajo midis Shkëndijës dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Dy skuadrat e para në tabelë do të takohen të dielën në Tetovë, ndërsa që të dy trajnerët do kenë nga një munesë të rëndësishme në repartin e mbrojtjes.

Te Shkëndija do të mungojë sllovaku Jan Krivak, ndërkohë në anën tjetër te FC Shkupi, Ardit Iljazi. Që të dy do të mungojnë për shkak kartonëve (5 kartonë të verdhë), ashtu Gjoka dhe Karan do të duhet të mendojnë për zëvendësimet e tyre.

Trajneri i skuadrës shkupjane e ka më të lehtë, pasi në vendin e Iljazit shpesherë këtë edicion ka luajtur edhe Filip Gligorov, ndërs në anën tjetër vendin e Krivak te Shkëndija, me shumë gjasa do ta zë Mexhit Neziri, edhe pse nuk përjashtohet si emër edhe Leard Sadriu, i cili ishte pjesë e ndeshjeve të përfaqësueses U21 të Kosovës.

Leave a Reply