Financat nuk janë aspaak problem për drejtuesit e Mançester Junajtedit, të cilët tashmë kanë fiksuar dy objektivat e radhës për merkaton e verës: një qendërmbrojtës dhe një mesfushor.
I preferuari për repartin e prapavijës vazhdon të jetë francezi i Realit të Madridit, Rafael Varane. 100 milion euro ofruan “Djajtë e Kuq” dy vite më parë, por francezi vendosi të rinovojë me “mbretërit”, aty ku nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri.
“Manchester Evening” raporton se “Djajtë e Kuq” po përgatiten për ofertën e radhës për Varane, teksa në mesfushë do të tentohet italiani, Marko Verati.
Mesfushori italian i Paris Sen Zhermen pëlqehet shumë nga trajneri i Junajtedit, Ole Gunar Solskjaer, i cili te Verati sheh lojtarin perfekt për mesin e fushës.