Skënderbeu është skuadra më mirë e renditur në listën më të re të UEFA-s për klube në Kontinentin e Vjetër.
Janë gjithsej 7 klube shqiptare që bëjnë pjesë në listën e përjetshme të UEFA-s, me Skënderbuen si skuadrën më mirë të renditur në pozitën e 204-të, dhe Tiranën me pozitën më të dobët nga skuadrat shqiptare, që pozicionohet në vendin e 393-të.
Skuadra kampione në fuqi e Kukësit, ndodhet në pozitën e 277-të, derisa pas tyre ndodhet Partizani që renditet si skuadra e 333-të. Ndër skuadrat e tjera shqiptare që bëjnë pjesë në mesin e 500 klubeve të ranguara evropiane në këtë renditje, ndodhen edhe Laçi (366), Teuta (377) dge Flamurtari (378).