Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Xhudistja kosovare në finalen e vogël mposhti xhudisten franceze, Melanie Klement. Krasniqi ishte fantastike duke u kurorëzuar edhe me një medalje tjetër, këtë herë në kuadër të europianit të xhudos që u zhvillua në Pragë të Republikës së Çekisë.