Katania në kuadër të javës së 12-të në Serie C mundi Vibonesen me rezultatin 2:1. Kjo fitore erdhi mes shumë vështirësish, pasi miqtë në fund rrezikuan shumë portën e vendasve.
Për të ruajtur avantazhin është dashur edhe ndihma e trajnerit Xhuzepe Rafaele. Një kundërsulm i Vibonese ishte gati të niste pas një dueli pranë teknikut.
Ky i fundit nuk e lejoi lojtarin e Vibonese, por hyri në fushë dhe i rrëmbeu topin me pretendimin se duhet të ndalej loja për shkak se lojtari i tij është i dëmtuar.
Pas gjithë këtij rasti, arbitri kryesor i takimit pa menduar shumë e ndëshkoi me karton të kuq trajnerin e vendasve, Xhuzepe Rafaele.