Renditja e UEFA-s, Vardari klubi më i mirë nga Maqedonia

Kampionët në fuqi të Maqedonisë, Vardari, janë skuadra më mirë e renditur në klasifikimin e UEFA-s, ndërsa Renova është ajo që renditet më poshtë, në listën e klubeve të përfshira në renditjen e përjetshme të Shtëpisë së Futbollit Evropian, ku bëjnë pjesë 8 klube nga Maqedonia, njofton “infOSport.mk”.

Vardari pozicionohet në vendin e 174-të, ndërkohë 7 vende më poshtë, pas tyre ndodhet rivali i tyre lokal, Rabotniçki.

Ish Slloga Jugomagnati, tashmë FC Shkupi renditet në pozitën e 293-të, Sileksi mban pozitën e 331-të, për të pasuar më pas Pobeda në vendin e 371-të, Makedonija Gjorçe Petrovi në vendin e 452-të, Shkëndija në vendin e 462-të dhe Renova një pozitë më poshtë.

Renditjen më të re të UEFA-s, ku janë të ranguara gjithsej 500 skuadra e kryeson Reali i Madridit, para Bajernit të Munihut dhe Barcelonës, ndërsa në TOP-10 ka vend edhe për skuadrat si Mançester Junajted, Milan, Juventus, Benfika, Porto, Arsenal dhe Liverpull.

Leave a Reply