Të paktën 10 nga 30 futbollistë që ka në organikë klubi francez i Nice, kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe për këtë arsye Komisioni i Garave në “Ligue 1” ka vendosur shtyrjen e ndeshjes ndaj Olimpik Marsejës.
Sfida ishte në plan për t’u zhvilluar këtë të shtunë, por tashmë është shtyrë për në një tjetër datë, që pritet të vendoset në javët e ardhshme, pasi organizatorët e kampionatit nuk dëshirojnë të rrezikojnë me përhapjen e koronavirusit.
Kujtojmë që gjatë këtij fillim-sezoni ka pasur disa ndeshjet të kampionatit francez që janë shtyrë për shkak të koronavirusit dhe janë shfrytëzuar mesjavat për rikuperimin e tyre.