Kinezët marrin në duar edhe ekipin e Parmës

Biznesmeni kinez Czjan Liçzhan do të blej 60% të aksioneve të skuadrës së njohur italiane të Parmës. Manjati gjithashtu është pronar i skuadrës spanjolle të Granadas, ndërkohë zotëron edhe 5% të aksioneve te skuadra e NBA Ligës profesioniste amerikane, Minesota.

Zëvendës president i Parmës do të emërohet legjenda e këtij klubi, Hernan Krespo, i cili ishte pjesë e skuadrës në periudhën 1996-2000, si dhe gjatë vitit 2010, kur edhe i dha fund karrierës së tij si futbollist profesional.

Dy herë fituesit e Kupës së UEFA-s gjatë viteve të 90-ta para dy viteve kishin bankrotuar, me ç’rast Federata Italiane e Futbollit i dëboi ata në divizionin e katër të garave në Itali. Mirëpo edhe përkundër këtij  fakti skuadra shënoi ngritje dhe nga sezoni i ardhshëm, ata do të bëjnë gara në “Serie B”.

Sipas mediave italiane marrëveshja me investitorëve të rinj kinez dhe Parmës do të finalizohet muajin e ardhshëm.

 

Leave a Reply