Aprovohen 5 zëvendësime edhe në Angli, por jo….!

Dy trajnerët e mirënjohur që drejtojnë dy skuadrat gjigande angleze, Jurgen Klop dhe Pep Guardiola, ditë më parë kishin kërkuar që të aprovohet lejimi i 5 zëvendësimeve gjatë një ndeshje në Premierligë.

Sipas tyre kalendari i ngjeshur, dëmtimet dhe infektimet e lojtarëve, si dhe situata e veçantë e krijuar nga pandemia, zgjidhen me rritjen e numrit të zëvendësimeve.

Kjo kërkesë u aprovua, mirëpo vetëm në EFL (Liga Profesioniste që përfshin Championship, League One dhe League Tëo) dhe jo edhe në Premierligë.

Klubet e këtyre divizioneve kanë votuar për lejimin e 5 zëvendësimeve, siç po ndodh në shtetet e tjera.

Një lajm i mirë për trajnerët, teksa rregulli i ri do të hyjë në fuqi duke filluar nga sfida e së premtes në Championship, ajo mes Koventrit dhe Birminghamit.

Leave a Reply