Armenia ka marrë një lajm shumë të keq në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Maqedonisë, e fundit për këtë edicion në kuadër të Ligës së Kombeve.
Plotë 8 anëtarë të ekipit kombëtarë armen ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”. 4 prej tyre janë futbollistë, një vjen nga stafi teknik, ndërsa 3 të tjerët janë pjesë e delegacionit.
Kështu trajneri Kaparos për ndeshjen e sotme nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gaz Gazarjan, Sargis Adamjan, Andre Çalisher dhe Grigor Meliksetjan.
Në disponim strategu spanjoll i armenëve do të ketë vetëm 19 futbollistë, përfshirë këtu edhe dy ish futbollistët e Vardarit, Tigran Barsegian dhe Hovhanes Hambarxhumian.
Ndeshja Armeni – Maqedoni që do të zhvillohet në Nikozia të Qipros starton në ora 18:00, ndërsa skuadrës së trajnerit Angellovski do i konvenonte edhe një barazim për të ruajtur pozitën e parë në grupin 2 të Ligës “C”, ndërsa në anën tjetër armenët duhet patjetër të fitojnë nëse dëshirojnë pozitën e parë në grup dhe vitin tjetër të garojnë në Ligën “B”.