Spanja demolon Gjermaninë, Portugalia dhe Franca pa probleme (VIDEO)

Spanja ka demoluar Gjermaninë në ndeshjen e fundit të grupit A4 në kuadër të Ligës së Kombeve, duke mundur “pancerët” me rezultatin 6:0, njofton “infOSport.mk”. Iberikët zhvilluan një ndër ndeshjet më të fuqishme kohëve të fundit, ndërsa fitoren nuk e diskutoi në asnjë moment.

Të besuarve të trajnerit Lëv në këtë ndeshje ju mjaftonte edhe barazimi, për të siguruar vendin e parë në grup mirëpo “Furia e Kuqe” nuk i dha asnjë mundësi kundërshtarit.

Alvaro Morata në minutën e 17-të paralajmëroi fitoren e iberikëve, megjithatë ylli i mbrëmjes doli të jetë Feran Tores, i cili realizoi “hat-trik”, duke shënuar në minutat 33’, 55’, dhe 72’.

Dy golat tjerë ishin pjesë e Rodrit (38’) dhe Mikel Ojrazabal (89’). Falë kësaj fitore, Spanja arriti ta mbyll në pozitën e parë këtë cikël të garave në Ligën e Kombeve si pjesë e grupit 4 në Ligën “A”, me 11 pikë, dy më shumë se Gjermania e vendit të dytë. Në këtë mënyrë spanjollët siguruan një vend për në ndeshjet e “play-off”, aty ku do të diskutojnë për trofeun e madh.

Kampionët e botës nuk e kanë falur Suedinë, duke e mposhtur me rezultatin 4:2. Miqtë arritën të shënonin të parë me atë të Klaeson, por Franca reagoi menjëherë. Zhiru dhe Pavard i përmbysën shifrat që në pjesën e parë, kurse në të dytën sulmuesi i Çelzit realizoi edhe një gol tjetër dhe u duk se mbylli llogaritë.

Gjithsesi Suedia shënoi sërish me Kuasion, por mori një përgjigje sërish, me Koman që realizoi në fund të shtesës golin e katërt.

Fitore edhe për Portugalinë e Kristiano Ronaldos, që mposhti 2:3 Kroacinë në minutat shtesë. Heroi ishte Ruben Dias i Mançester Sitit, i cili realizoi dy gola. një gol tjetër realizoi edhe Zhoao Feliks i Atletiko Madridit, ndërsa në anën tjetër të dy golat për kroatët i realizoi, futbollisti i Çelzit, Mateo Kovaciç.

Leave a Reply