Pas infektimit të trajnerit Stefano Pioli, ditën e sotme pozitiv me COVID-19 te Milani, është konfirmuar edhe ndihmësi i teknikut kuqezi, Xhakomo Mureli.
Skuadra italiane ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ka bërë të ditur se krahu i djathtë i Piolit ka rezultuar pozitiv dhe është në izolim që nga e shtuna, pas konfirmimit me Koronavirus të trajnerit të parë.