Përfaqësuesja e Norvegjisë në ndeshjen ndaj Austrisë në Ligën eKombeve, që do të përcaktojë se cila prej këtyre dy kombëtareve edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën A, do të paraqitet me një skuadër tërësisht të re.
Ndeshja është shumë e rëndësishme ndaj pala norvegjeze, e detyruar që të izolojë ekipin e parë për shkak se një futbollist i tyre rezultoi pozitiv, ka grumbulluar lojtarë dhe staf tjetër, pas kërcënimeve nga qeveria se do të ndërmerrte hapa ligjorë nëse thyente karantinën, transmeton Vip Sport.
Federata vendosi të grumbullonte një ekip krejtësisht ndryshe, me 18 lojtarë të tjerë dhe me trajnerin e përfaqësueses U21 që merrte detyrën për këtë sfidë shumë të rëndësishme për ekipin, ashtu siç ndodhi me skuadrën kampione të Kosovës, Prishtinën në verë gjatë pejsëmarrjes në ndeshjet e Liga Europa.
Por telashet nuk kanë marrë fund këtu. Klubet kanë kërkuar lojtarët e tyre dhe pavarësisht paralajmërimit të qeverisë norvegjeze, kanë ndër mend t’i aktivizojnë në fundjavë.
Federata detyroi futbollistët të firmosnin nga një shkresë ku ata merrnin përsipër përgjegjësinë e karantinimit në shtëpitë e tyre për 10 ditë në vendet ku aktivizoheshin. Megjithatë, klubet gjermane kanë refuzuar këtë vendim. Borusia Dortmund, Lajpcig dhe Herta Berlin kanë bërë të ditur se futbollistët e tyre do të zbrisnin në fushë këtë fundjavë nëse në tampon rezultonin negativë.
Tre klubet nuk duan që të humbasin shërbimet përkatësisht të Erling Haland, Aleksander Sorloth dhe Rune Jarstein.
Klubet në fjalë i janë drejtuar me shkresë Federatës Norvegjeze duke bërë të ditur se në territorin gjerman hynin në fuqi rregullat e shtetit gjerman dhe sipas tyre, nëse lojtarët rezultonin negativë, mund të luanin pa asnjë lloj pengese.