Sulmuesi “tulipan” rezulton pozitiv pas ndeshjes me Bosnjen

Holanda nuk hasi në shumë probleme në ndeshjen ndaj Bosnje e Hercegovinës, të cilën e fitore me shifrat 3:1 në Amsterdam, njofton “infOSport.mk”.

Vijnaldum i Liverpullit shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa një gol tjetër për “tulipanët” realizoi edhe Depaj i Lionit.

Ndërkohë që para fillimit të takimit trajneri Fran de Bur hasi në probleme, pasi sulmuesi i Galatasarajit, Rajan Babel nuk ishte ndjerë mirë, me ç’rast stafi teknik vendosi të mos e grumbullojë atë fare.

Menjëherë pas gjithë kësaj, 33-vjeçari ka kryer tamponin, ndërsa rezultatet treguan se ai është pozitiv me “Covid 19”.

Koronavirusi është shkaku i gjendjes aspak të mirë të lojtarit, i cili ka nisur menjëherë karantinën, duke humbur në këtë mënyrë takimin e ditës së mërkurë kundër Polonisë në Varshavë.

Leave a Reply