Italia bënë detyrën ndaj Polonisë, njëjtë sikurse Holanda më herët ndaj Bosnjes (VIDEO)

Edhe përkundër problemeve të mëdha në skuadër, Italia zhvilloi një ndeshje shumë të fuqishme dhe me meritë shënoi fitore ndaj Polonisë me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme të Grupit 1 të Divizionit A në Ligën e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Ekipin “axurrë” e nderoi një penallti e Zhorzhinjos në pjesën e parë dhe një gol i Berardit në fund, i ndihmuar edhe nga fakti se Polonia nga minuta e 77-të luajti me 10 futbollistë, pas përjashtimit të Goralski.

Falë kësaj fitore Italia sërish morri kryesimin në grupin e saj me 9 pikë, një më shumë se Holanda, që më herët mundi Bosnje e Hercegovinën me rezultatin 3:1.

Në këtë mënyrë skuadra e Roberto Mançinit fatin e ka në duart e saja, pasi një fitore në ndeshjen e fundit kundër Bosnje e Hercegovinës në transfertë do të ju siguronte atyre pozitën e parë, pavarësisht rezultatit në ndeshjen tjetër midis Polonisë dhe Holandës, kombëtare këto që ende janë në garë, duke pasur parasysh se edhe Polonia ka 7 pikë në vendin e tretë.

 

Leave a Reply