Sa e pafat Kosova, humb nga një penalti në minutat shtesë

Një Kosovë shumë e pafat. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë takimi i sotëm i “Dardanëve” në transfertën ndaj Sllovenisë, që në fund shënoi fitore 2:1, falë një goli të shënuar vetëm në minutat shtesë nga pika e bardhë, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë në Ljublanë nuk dhuroi asnjë gol, ndërsa të parët që avansuan ishin “Dardanët”. Një aksion dhe kombinime perfekte në zonën kundërshtare në minutën e 58-të i mundësuan Vedat Muriqit për të kaluar në epërsi Kosovën. Ishte ky goli i parë që i shënohej Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve këtë edicion, edhe atë nga ana e bomberit të Lacios, i cili në këtë mënyrë shënoi edhe golin e dytë rradhazi, pas atij ndaj Shqipërisë ditë më parë.

Sllovenia u kundërpërgjigjë shumë shpejtë, vetëm 5 minuta më pas me anë të Kurtiç, i cili mjaft mirë shrytëzoi pasimin e Stojanoviç.

1:1 pas 63 minutave lojë, rezultat ky që ishte valid deri në minutën e 93-të, atëherë kur Sllovenia përfitoi një penalti, të cilën në gol e shndërroi Josip Iliçiç. Edhe pse gardiani i Kosovës, Aro Muriç kishte lexuar anën e kapitenit slloven, godija e futbollistit të Atalantas ishte shumë precize, me ç’rast në fund Sllovenia iu gëzua fitores së katërt nga gjithsej 5 ndeshje, duke ruajtur pozitën e parë në renditjen e grupit C3 të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply