Po vazhdon mallkimi i Liverpullit nga lajmet tronditëse për shkak të lëndimeve të futbollistëve kryesor të ekipit, e sidomos ata të repartit difenziv.
I fundit që ka pësuar një lëndim është Robertson, i cili nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të kombëtares skoceze për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Sllovakisë.
Mbrojtësi i krahut të majtë i Liverpullit ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kundër Serbisë, në të cilën ndeshje Skocia e tij siguroi kualifikimin për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Pas ndeshjes, Robertson theksoi se e ka tërhequr kofshën e tij dhe se ka ndier dhimbje, ndërsa kjo nënkupton se Jurgen Klop, për ndeshjen kundër Leçesterit, nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e futbollistëve kryesor të mbrojtjes, si: Virxhil Van Dajk, Xhoe Gomez, Endrju Robertson dhe Trent Aleksander Arnold.