Shkodran Mustafi edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të Kupës së Konfederatave, ka luajtur titullar me Kombëtaren gjermane, që të enjten nuk shkoi përtej barazimit 1:1 në ndeshjen ndaj Kilit.
Mustafi në këtë ndeshje luajti si qendërmbrojtës, dhe kreu mjaft mirë detyrën e tij të dhënë nga ana e trajnerit Joakim Lëv, mirëpo ndoshta ende jo dhe aq të vendosur në skemën e lojës së dhënë nga ana e trajneirt të tyre, “pancirët” pësuan golin e parë në këtë ndeshje, edhe atë vetëm pas 6 minutave lojë, kur Saçez shënoi në rrjetën e Ter Shtegen.
Gjermania barazoi shifrat vetëm dy minuta para fundit të pjesës së parë, kur Stindl dërgoi topin pas shpinës së portierit, Herera.
Rezultati i pjesës së parë, 1:1, doli të jetë edhe përfundimtarë në këtë përballje, ndërsa vlen të përmendet se edhe ndeshja e parë e së enjtes midis Kamerunit dhe Australisë u mbyll me barazimin 1:1.