Super ndeshje në “Air Albania”, Shqipëria në epërsi, por kazakët shënojnë nga mesi i fushës (VIDEO)

Në këto momente në “Air Albania Stadium” në Tiranë, Shqipëria po zhvillon ndeshjen e xhiros së 5-të në grupin 4 të Ligës “C” në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i “kuqezinjëve” është Kazakistani, skuadër kjo që u rikthye në lojë me një gol të jashtëzakonshëm nga ana e Aymbetov në minutën e 24-të.

Ky i fundit shënoi nga mesi i fushës, duke gjetur të papërgatitur portierin Etrit Berisha, por njëkohësisht duke iu kundërpërgjigjur edhe golit të dytë të shënuar nga Ardijan Ismajli në minutën e 23-të.

Ndryshe golin e avantazhit për Shqipërinë në këtë përballje e realizoi Sokol Cikalleshi në minutëne 16-të, pas një super harkimi në zonë të Ledion Memushajt, transmeton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bjellorusia po avanson me rezultatin 2:0 pas 30 minutave lojë, ashtu që tashmë është e qartë se ndeshja e 18 nëntorit në Tiranë midis Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të vendos se cila prej këtyre dy kombëtareve do të renditet në pozitën e parë.

Leave a Reply