Sonte Shqipëria është nikoqir i Kazakistanit, ndeshje e vlefshme për raundin e pestë të Ligës së Kombeve në kuadër të grupit 4 të Ligës “C”.
“Kuqezinjtë” duhet me patjetër të fitojnë me shpresën që të mbyllin grupin si lider.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi pa gola, ndërsa sonte pritet një ndeshje interesante.
Me fitore ndaj Kazakistanit, Shqipëria do rriste shanset që të jetë lider sepse në xhiron e fundit e pret Bjellorusinë, që momentalisht është në kreun e tabelës.
Ndeshja zhvillohet në “Air Albania” dhe nis në ora 18:00.