E bujshme, Fadil Vokrri dhe sekretari i FFK-së Salihu emërohen në organet e UEFA-s

Pas pranimit të FFK-së në UEFA një vit më parë, krerët e FFK-së përkatësisht presidenti Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu emërohen në organet dhe trupat e UEFA-s, të cilët funksionet e tyre fillojnë t’i kryejnë nga 1 korriku 2017.

Kështu në letrën e UEFA-s, bëhet e ditur se presidenti i FFK-së Fadil Vokrri është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit, ndërsa sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-s. Më poshtë mund t’i shihni përbërjet e dy organeve të lartëpërmendura të UEFA-s.

 

Leave a Reply