Kombëtarja e Ukrainës është në hall të madh para ndeshjes me Gjermaninë që zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.
Së fundmi te Ukraina janë zbuluar 5 raste me koronavirus, ndërsa që të gjithë të infektuarit janë izoluar në hotelin ku kombëtarja ukrainase është grumbulluar në Gjermani.
Katër prej të prekurve janë futbollistë, Andrij Jarmolenko, Serhik Sjdorçuk, Viktor Kovalenko dhe Viktor Tsyjgankov, çka ia vështirëson punën trajnerit Andrij Shevçenko, i cili në këtë mënyrë nuk mund të bëjë shumë zgjidhje në formacion dhe të shpresoj në ndonjë rezultat pozitiv. Kështu për ndeshjen me “Pancerat”, Shevçenko në disponim do të ketë vetëm 21 futbollistë, katër prej të cilëve janë portierë.
Gjermania dhe Ukraina bëjnë pjesë në grupin 4 të Ligës “A”, ndërsa pas 4 xhirove të para, që të dyja këto kombëtare kanë grumbulluar nga 6 pikë dhe janë në luftë për pozitën e parë, që aktualisht mbahet nga Spanja me 7 pikë.