Zëvendësuesi i De Biasit është top-tema në mediat e sportit shqiptar, ndërsa që nga dita e largimit të tij nga Kombëtarja e Shqipërisë, vazhdojnë spekulimet me emra të ndryshëm që mund të marrin drejtimin e “kuqezinjëve”.
Pas emrave të shumëpërfolur, vjen edhe ai i Roberto Karlosit që dëshiron të drejtojë “kuqezinjët”. Ish futbollisti Brazilian që shkëlqente me “Selecao”-n, asnjëherë nuk është ngritur si emër në pankinë ashtu si i popullarizuar si lojtar. Ai së fundmi ka drejtuar skuadra e Superligës turke, si Akhisar, Sivaspor e Delhi Dinamo.
Nga Federata e futbollit të Shqipërisë kanë bërë të ditur se trajneri i ri do të zgjidhe brenda muajit korrik.
Kujtojmë që dje në mediat italiane u shfaq edhe emri i Filipo Inzagit si kandidat për seleksionues të Kombëtares.