Kili i falet interistit Vidal, Uruguai demolon Kolumbinë (VIDEO)

Kili ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2022, pasi në terren vendas mundi Perunë me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”. Më i merituari për këtë fitore të kilianëve ishte futbollisti i Interit, Arturo Vidal, i cili realizoi që të dy golat.

Para këtij takimi, Kili kishte barazuar me Kolumbinë, derisa ishte mundur nga Uruguai, që në ndeshjen tjetër mundi Kolumbinë me rezultatin 3:0.

Edinson Kavani paralajmëroi fitoren e uruguaianëve me golin e shënuar në minutën e 5-të, ndërsa dy golat tjerë erdhën në pjesën e dytë, me Luis Suarez që shënoi në të 54-tën dhe Gabriel Nunesh që në minutën  e 73-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Kolumbia 0, Uruguai 3, transmeton “infOSport.mk”.

Falë kësaj fitore,Uruguai me 6 pikë renditet në pozitën e katërt, ndërkohë Kili me 4 pikë renditet në pozitën e 6-të. Ndryshe renditjen e kryeson Brazili me 9 pikë, para Argjentinës që ka 7 pikë, ndërkohë në vendin e tretë pozicionohet Ekuadori me 6 pikë.

Leave a Reply