Mohamed Sallah edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Liverpullit. Natën që lamë pas egjiptiani nënshkruajti marrëveshje me skuadrën nga “Enfilld Roud”, pasi të enjten gjatë ditës me sukses kaloi kontrollet mjekësore në bazën e klubit.
Drejtuesit e Liverpullit për shërbimet e Sallah, Romës do ti paguajnë 42 milion euro, ndërsa në marrëveshjen mes klubeve ekziston edhe një klauzolë, sipas së cilës anglezët janë të obligueshëm të paguajnë edhe bonuse, në vlerë prej 8 milion euro, por gjithnjë në varësi prej paraqitjeve të vetë egjiptianit me fanellën e Liverpullit.
Sallah me Liverpullin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022, ndërsa paga e tij vjetore në “Enfilld Roud” do të jetë 5.5 milion euro.
Në këtë mënyrë egjiptiani rikthehet sërish në Premierligë, ku kishte luajtur me fanellën e Çelzit nga janari i vitit 2014 deri në muajin shkurt të vitit 2015-të.
Sallah te Liverpulli do të veshë fanellën me numrin 11-të.