Visar Musliu në pikëpyetje për ndeshjet me Estoninë dhe Armeninë

Visar Musliu pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Gjeorgjisë, në të cilën Maqedonia shënoi fitore minimale duke shkruar histori, është ankuar në një lëndim, ashtu që i njëjti gjatë ditës së sotme do të duhet të ju nënshtrohet kontrolleve më të detajuara mjekësore, pas të cilave do të mësojmë, nëse do jetë në gjendje për të luajtur ose jo.

Musliu është një komandant i vërtetë në mbrojtjen e “verdhekuqve”, ashtu që mungesa e tij eventuale do të ishte një hendikep për Maqedoninë dhe trajnerin Angellovski, transmeton “infOSport.mk”.

Maqedonia ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve për edicionin e ri do të luaj me 15 nëntor kundër Estonisë në Shkup, ndërkohë 3 ditë më pas do të luaj kundër Armenisë.

Leave a Reply