Maqedonia mbrëmë ka arritur suksesin më të madh në historinë e futbollit vendor, duke u kualifikuar për herë të parë në një Europian, njofton “infOSport.mk”.
Europiani i vitit të ardhshëm është paraparë të mbahet në 12 shtete të ndryshme, kuptohet nëse një gjë të tillë lejojnë kushtet për shkak pandemisë “Covid19”. Kështu Maqedonia që bënë pjesë në grupin “C” së bashku edhe me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën, ndeshjet e saja do ti zhvillojë në dy qytete të ndryshme, në Bukuresht të Rumanisë dhe Amsterdam të Holandës.
Në Bukuresht të besuarit e trajnerit Angellovski do ti zhvillojnë ndeshjet kundër Austrisë (13 nëntor) dhe Ukrainës (17 nëntor), ndërkohë në Amsterdam do të përballen me Holandën (21 nëntor).
Ndryshe Europiani i vitit të ardhshëm starton me 11 qershor, dhe i njëjti do të zgjasë deri me 11 korrik, kur edhe do të zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Uembli” në Londër të Anglisë.