Për shkak mjegullës së dendur që ka kapluar kryeqendrën tonë në këto momente, ekspedita e përfaqësuses së Maqedonisë në futboll, me shumë gjasa do të zbarkojë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, mëson “infOSport.mk”.
Ekspedita e përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë që mbrëmë shkruajti historinë më të lavdishme të futbollit në vend, në aeroportin e Shkupit duhet të aterojë në ora 02:15.
Kështu qëndron në faqen zyrtare të aeroportit të Shkupit, mirëpo për shkak mjegullës së dendur, mund të ndodh ndonjë ndryshim, ashtu siç kishte ndodhur edje me aeroplanin që kthehej nga Hamburgu i Gjermanisë, dhe i cili në Shkup ishte planifikuar të zbarkonte në ora 00:45, por që ishte nisur drejt Prishtinës.