Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll për herë të parë në historikun e saj do të luaj në një kampionat Europian, i cili është paraparë të mbahet vitin tjetër në 12 shtete të ndryshme, kuptohet nëse një gjë të tillë lejojnë kushtet për shkak pandemisë “Covid19”, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë europian do të marrin pjesë gjithsej 24 kombëtare, ndërkohë Maqedonia do të bëjë pjesë në grupin “C” së bashku edhe me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.
Ndryshe përveç Maqedonisë, në një europian për herë të parë do të luaj edhe Finlanda, ndërsa 3 udhëtuesit tjerë përveç Maqedonisë të enjten në mbrëmje, ishin edhe Hungaria, Skocia dhe Sllovakia.
Ndeshjen e parë Maqedonia do ta zhvillojë kundër Austrisë me 13 qershor, ndërkohë atë të fundit kundër Holandës me 21 qershor.
Europiani i vitit të ardhshëm starton me 11 qershor, ndërsa do të mbyllet saktësisht pas një muaji (11 korrik), kur është edhe paraparë të zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Uembli” në Londër të Anglisë.