Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka shkruar historinë pikërisht në momentin kur kjo Federatë udhëhiqet me mjaft sukses nga ana e presidentit shqiptarë, Muhamed Sejdini, njofton “infOSport.mk”.
Për më tepër me Sejdinin në krye, përveç këtij suksesi historik, në kombëtare u krijua një atmosferë fantastike mes futbollistëve, e ku thuajse në çdo ndeshje, në çdo grumbullim fjalën kryesore e kishin futbollistët shqiptarë me në krye Ezgjan Alioskin, një ndër futbollistët më luftarak sonte në fushën në Tbilisi, në të cilën Maqedonia shënoi fitore minimale, por historike ndaj Gjeorgjisë.
Kësisoj suksesi bënë që Sejdini të futet në histori, bashkë edhe me emrat shqiptarë të futbollistëve, si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ferhan Hasani, por edhe Ennur Totre.