Maqedonia ka avansuar në përballjen finale të Ligës “D” në kuadër të Ligës së Kombeve, e vlefshme për edicionin 2019/2020, njofton “infOSport.mk”.
Pas pjesës së parë pa gola, ishte Goran Pandev, ai i cili në minutën e 10-të të pjesës së dytë arriti që të mposhtë portierin e Gjeorgjisë, Loria.
Mjaft bukur në këtë rast kombinoi treshja e Maqedonisë së Veriut që luan në “Serie A”, Elmas-Nestorovski-Pandev, me këtë të fundit, icili në manirin e golashënuesve të mëdhenj shënoi golin e epërsisë.