Enis Bardhi siç dihet nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar Maqedoninë sot në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Europianin e vitit të ardhshëm, mirëpo ai do të jetë mbështetësi më i madh për shokët e tij të skuadrës edhe nga jashtë. Mesfushori i Levantes duke dashur që të motivojë edhe më shumë ekipin në prag të ndeshjes historike kundër Gjeorgjisë, ka shkruar ca fjalë për ata në profilin e tij në “instagram”.
“Deri ketu kemi arritur sepse e kemi merituar! Ta vazhdojme endrren tone , edhe nje hap drejt endrres te te gjithve ne.
Nuk do te mund te jem ne fushe sot shkaku i lendimit por qe do te ju mbeshtes ne çdo sekond te ndeshjes forca djema!♥️🤲🏼” – ka shkruar Bardhi.
Ndeshja Gjeorgji – Maqedoni starton në ora 18:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri anglez, Tejlor.