Atë që e paralajmruam dje, sot u bë edhe zyrtare. Muhamed Useini është prezantuar te skuadra e Flamurtarit në kampionatin shqiptar.
Useini te Flamurtari kalon me rekomandim të trajnerit të “kuqezinjëve”, Shpetim Duro, me këtë të fundit që i njeh cilësit e mesfushorit tetovar nga periudha që ishin së bashku pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Meti është përforcimi i dytë i Flamurtarit nga Maqedonia, pasi më herët skuadra vlonjane firmosi edhe me futbollistin e Rabotniçkit, Goran Siljanovskin.
Kujtojmë që Useini sezonin e fundit ishte pjesë e Renovës, me të cilët zhvilloi 29 takime, duke shënuar 2 gola dhe 4 asiste, ndërsa kjo është hera e parë që luan në një kampionat tjetër jasht Maqedonisë.