Janë publikuar dy lista të cilat përmbajnë golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në Top 5 ligat evropiane nga “Transfermarkt”.
Si golashënues më i mirë figuron sulmuesi i Bajernit të Munihut, Robert Levandovski, i cili me fanellën e Bajernit të Munihut në 6 ndeshje, ka arritur të shënojë plotë 11 gola. Pas tij me 8 gola në 5 ndeshje të zhvilluara pason sulmuesi veteran i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, derisa TOP5 mbyllet me Oyarzabal të Real Sociedadit, i cili në 9 ndeshje ka shënuar 6 gola.
Sa i përket listës së asistuesve, aty kryeson sulmuesi i Totenhamit, Hari Kejn, i cili në 8 ndeshje të zhvilluara ka bërë po aq asistime. Me 5 asistime në 6 ndeshje pason Kylian Mbappe i PSZH-së, për të përfunduar TOP5 me Anhel Korrea të Atletiko Madridit, i cili në 7 ndeshje ka bërë 4 asistime.
Golashënuesit më të mirë:
- Robert Levandovski – Bajern Munih (6 ndeshje, 11 gola)
- Zlatan Ibrahimoviç –Milan (5 ndeshje, 8 gola)
- Xhejmi Vardi – Leçester Siti (7 ndeshje, 8 gola)
- Boulaye Dia –Reims (8 ndeshje, 8 gola)
- Mikel Oyarzabal – Real Sociedad (9 ndeshje, 6 gola)
Asistuesit më të mirë:
- Hari Kejn – Totenham (8 ndeshje, 8 asistime)
- Kylian Mbappe – PSZH (6 ndeshje, 5 asistime)
- Maks Krushe – FC Union Berlin (7 ndeshje, 5 asistime)
- Federiko Kiesa – Juventus (5 ndeshje, 4 asistime)
- Anhel Korrea – Atletiko Madrid (7 ndeshje, 4 asistime)