Muhamed Useini edhe zyrtarisht është prezantuar sot nga drejtuesit e skuadrës vlonjate me fanellën e Flamurtarit, te e cila skuadër vendosi ta vazhdojë karrierën e tij profesioniste.
Një gjë të tillë “infOSport.mk” paralajmëroi gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot një gjë e tillë u zyrtarizua nga ana e klubit vlonjat që u ka besuar kualiteteve të Muhamed Useinit.
“Fillimisht falënderojë gjithë ata që besuan tek unë dhe që ishin më të merituarit për këtë transferim. Vërtetë jam i kënaqur që do jem pjesë e një klubi kaq profesional dhe që sërish do punoj nën urdhërat e trajnerit Shpëtim Duro. Besoj se gjithë së bashku do arrijmë ti realizojmë objektivat që ka klubi në sezonin e ri, duke pasur parasysh edhe aktivitetin që po bëjnë” – tha enkas për infOSport.mk”, Muhamed Useini.
Mesfushori tetovar me Flamurtarin nënshkroi kontratë një vjeçare me opcion për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.
Useini bëhet futbollisti i dytë nga Maqedonia që i bashkohet Flamurtarit këtë merkato të verës, pasi ditë më parë me “kuqezinjtë” nënshkroi edhe futbollisti i Rabotnotniçkit, Goran Siljanovski.