Nejmar është futbollisti më i shtrenjtë i historisë së futbollit. Paris Sen Zhermeni pagoi 222 milion në arkat e Barcelonës në verën e vitit 2017, teksa shumë është përfolur për një rikthim të sulmuesit tek ekipi katalunas.
Situata ka ndryshuar dhe 28-vjeçari, kontrata e të cilit me nënkampionët e Europës përfundon në verën e vitit 2022, ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me klubin aktual.
“Telefoot” raporton se Nejmar ndihet mirë në kryeqytetin francez, i’a ka dalë të përshtatet në mënyrën më të mirë te PSZH-ja dhe ka një raport shumë pozitiv me shokët e skuadrës.
Fundi i muajit nëntor do të sjellë nisjen e bisedimeve me presidentin Al-Khelaifi në lidhje me gjetjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës.