Lacio arriti të marrë një pikë në derbi ndeshjen kundër Juventusit, edhe atë falë një goli të shënuar në minutën e 95-të. Rezervisti Felipe Kaisedo ishte ai që shënoi në rrjetën e Shçeznit golin e vetëm për Lacion në barazimin 1:1.
Kristiano Ronaldo kaloi në epërsi Juventusin me golin e shënuar në minutën e 15-të të pjesës së parë, në të cilën portugezi goditi edhe shtyllën.
Skuadra e Andrea Pirlos dominoi gjatë pjesës së parë, mirëpo në 20 minutat e fundit ai vendosi që të ruajë epërsinë.
Ronaldo në minutën e 76-të lëshoi fushën, pas një dueli me një futbollistë kundërshtarë, ndërsa kur u mendua se Juve do ti gëzohet fitores, ashtu nuk mendoi edhe Kaisedo, i cili nga brendia e zonës shënoi golin e barazimit.
Ekuadoriani në lojë ishte inkuadruar në minutën e 54-të në vend të Vedat Muriqit, i cili u kanos që në fillim të ndeshjes, mirëpo duke mos arritur të bëjë diç më shumë. Reprezentuesi kosovar duhet pritur ende në golin debutues me fanellën e Lacios.