Mërgim Mavraj i është gëzuar triumfit të Grojter Furtit të shtunën kundër Bohumit.
0:2 ishte rezultati përfundimtar dhe për Mavrajn ishte një fitore ndryshe, në një stadium ku dikur tifozët e kanë brohoritur. Mbrojtësi ka qenë pjesë e Bohum në të shkuarën.
Para ndeshjes ai ka postuar edhe një foto kur luante me fanellën e Bohum, madje nga një moment i veçantë. Rikthim pas në vitin 2008, në muajin maj, kur Mavraj shënonte golin e parë në Bundesligë.
Mbrojtësi i shënonte skuadrës së Hansa Roshtok, por në fund Bohum i tij ishte mposhtur me rezultatin 1:2.
Mavraj nuk i kursen as notat e humorit, teksa me shaka krahas fotos ka shkruar “200 vite më parë”.