Koronavirusi nuk i ndahet Realit të Madridit, që vetëm pak ditë më parë njoftoi se pozitiv kishte rezultuar mbrojtësi Eder Militao.
Në një komunikim të fundit, klubi madrilen ka njoftuar se edhe dy futbollistë të tjerë kanë rezultuar pozitiv. Behtë fjalë për dy titullarët, Eden Hazard dhe mesfushorin brazilian, Kasemiro.
Menjëherë pas marrjes së përgjigjes nga tamponët, ku dy futbollistët rezultuan pozitivë, që të dy janë izoluar në shtëpitë e tyre, me qëllim shmangjen e kontakteve me pjesën tjetër të skuadrës.
Një lajm aspak i mirë ky për trajnerin Zinedine Zidane, pasi të dy lojtarët ishin titullarë të padiskutueshëm dhe pjesë e rëndësishme e formacionit “madrilen”.