Çmimi i futbollistit më të mirë për muajin tetor në “Serie A”, me plotë meritë i ka takuar veteranit suedez të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.
Renditja është përpiluar sipas sondazheve statistikore të “Statistikat dhe Përformacat”, ku Ibra prinë në këtë drejtim. Boshnjaku me pasaportë suedeze në 3 ndeshje të zhvilluara në “Serie A” gjatë muajit tetor, ka realizuar 4 gola, edhe atë nga dy gola përballë skuadrave të mëdha, si Interi dhe Roma.
Ndryshe trofeu i më të mirit për muajin e kaluar, Ibrahimoviçit do ti ndahet në ndeshjen ndaj Hellas Verona, që në program është nesër në “San Siro” me fillim në ora 20:45.