Lacio është kapluar nga pandemia “Covid 19”, që te klubi lacial nuk ka kursyer as drejtorin sportiv, vlonjatin, Igli Tare.
Disa futbollistë që më parë ishin të prekur me “Covid-19”, gjë që i kanë munguar Lacios në ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve.
Ka qenë presidenti i Lacios, Klaudio Lotito që ka shpërthyer për “La Republica” për rastet pozitive tek klubi i tij dhe të tjerët.
Pikërisht numri një i lacialëve ka konfirmuar se edhe drejtori sportiv Igli Tare është pozitiv me Covid-19.
“Edhe Tare është pozitiv. Por në ditët e sotme askush nuk të thotë nëse mund të infektosh të tjerët apo jo”, – tha ai, duke mos bërë të qartë nëse drejtuesi shqiptar kishte simptoma apo ishte asimptomatik.
Sipas mediave italiane, edhe Thomas Strakosha është pozitiv ndaj COVID-19, por me ngarkesa minimale virale, aq sa disa tamponë e kanë nxjerrë negativ portierin shqiptar.