Nëse për shumicën ka filluar sezoni veror dhe i pushimeve, një gjë e tillë nuk ekziston për Kristiano Ronaldon që shfrytëzon çdo mundësi për të vendosur rekorde të reja të paprekura nga dikush tjetër asnjëherë më parë. Ronaldo i dha fitoren Portugalisë mbrëmë në ndeshjen në kuadër të Kupës së Konfederatave ndaj Rusisë, duke i dhënë kështu tre pikët e para në këtë kompeticion përfaqësueses së tij, ndërsa përveç kësaj ka thyer edhe një rekord tjetër personal.
32 vjeçari portugez me golin e shënuar ndaj Rusisë është bërë lojtari i parë që realizon në tetë gara të njëpasnjëshme ndërkombëtare.
Ronaldo ka shënuar në katër Kampionate Evropiane, tre Kupat e Botës, në Lojërat Olimpike dhe në Kupën e Konfederatave.