Interi si duket se nuk do të bëj shaka në merkaton e ardhshme.
Kjo pasi mediat në Itali raportojnë se “Neroaxurët” po bëhen gati që në këtë janar të transferojnë sulmuesin polak të Napolit, Arkadiush Milik, si dhe tre futbollistët e Çelzit, Olivie Zhirud, Emerson Palmieri dhe Markos Alonson.
Afati kalimtar i ardhshëm do të jetë tepër i ngarkuar për skuadrën e Interit raporton “Tuttosport”, kjo pasi Bepe Marota do të kërkojë që të transferojë të paktën dy lojtarë të rinj. Milik pritet të jetë përforcimi i parë dhe më i lehtë për drejtuesit e Interit, të cilët gjithashtu pritet që të përforcojnë edhe krahun e majtë të mbrojtjes. Mbetet të shihet se cili do të jetë ai, braziliani Palmieri, apo spanjolli, Alonso.